Ndërlidhjet

Hollande dhe Merkel: Armëpushimi të zbatohet plotësisht


Angela Merkel dhe Francois Hollande
Angela Merkel dhe Francois Hollande

Presidenti i Francës tha se ai dhe kancelarja gjermane janë "të bindur më shumë se kurrë" se marrëveshjet e Minskut që kanë për synim dhënien fund të luftimeve në Ukrainë, duhet të implementohen plotësisht.

Francois Hollande foli në një konferencë të përbashkët me gjermanen Angela Merkel në Paris, më 20 shkurt.

"Armëpushimi është shkelur disa herë. Tani duhet të respektohet plotësisht në tërë linën e frontit", tha Hollande.

Në ndërkohë, ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius tha se ai do të takohet më tre mars në Paris me homologët e tij nga Rusia, Gjermania dhe Ukraina, për të diskutuar konfliktin.

Luftimet midis separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave qeveritare ukrainase kanë vazhduar në lindje të Ukrainës, edhe pse Hollande e Merkel ndërmjetësuan bisedimet për armëpushim në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.


XS
SM
MD
LG