Ndërlidhjet

Kazakistani arreston dy persona për përfshirje në terrorizëm


Një gjykatë në qytetin qendror të Kazakistanit të Temirtaus ka dënuar dy ndjekës të islamit radikal me burg, nën akuzat për komplot për sulme terroriste.

Dmitry Nikolayev, shtetas i Kazakistanit dhe Adilet Temirkanov, shtetas i Kirkizisë, u dënuan me 11 dhe 8 vjet burg.

Nikolayev kishte kaluar një kohë në Egjipt, para se t'i bashkohej luftëtarëve islamikë në Siri.

Hetuesit thanë se të dy burrat kërkonin të rekrutonin luftëtarë për të luftuar përkrah militantëve islamikë në Siri.

Nikolayev pranoi se po planifikonte të organizonte sulme kundër një baze ushtarake dhe një stacioni policor pranë Temirtaus.

Autoritetet e Kazakistanit thanë se rreth 300 shtetas të vendit kanë shkuar në Siri gjatë vitit 2014, për t'iu bashkuar grupeve ekstremiste atje.

Kazakistani po ashtu ka bërë disa operacione viteve të fundit, kundër të dyshuarve për ekstremizëm islamik.

XS
SM
MD
LG