Ndërlidhjet

OKB konsideron publikimin emrave të dyshuar për krime lufte në Siri


Hetuesit e Kombeve të Bashkuara thanë se janë duke e konsideruar publikimin e një liste sekrete të të dyshuarve për krime të luftës në Siri, për të vendosur drejtësi për mijëra viktima.

Komisioni i Pavarur i OKB-së për Hetime tha sot se ka pasur "rritje të madhe në peticionet e krimeve të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe shkeljet e të drejtave të njeriut" në Siri.

Komisioni tha se civilët vazhdojnë të vuajnë derisa autorët e krimeve janë të mbrojtur nga llogaridhënia.

Komisioni katër-anëtarësh, i udhëhequr nga braziliani Paolo Pinheiro, është i ngarkuar me hetimet për dyshimet e shkeljeve të të drejtave të njeriut në luftën civile në Siri.

Pinheiro tha se pret se vendimi se a do të publikohet e lista, merret gjatë takimit të ardhshëm të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së në Gjenevë më 17 mars.

Më shumë se 210 mijë persona kanë janë vrarë Siri dhe gjysma e popullsisë është zhvendosur, që nga muaji mars i vitti 2011.

XS
SM
MD
LG