Ndërlidhjet

Zhduket një gazetar suedez në kufirin Siri - Turqi


Një gazetar i pavarur suedez është zhdukur në zonën kufitare Siri-Turqi, raportoi sot gazeta suedeze Expressen, pa zbuluar burimet e saj.

Gazetarit nuk iu bë i ditur emri, por u përshkrua se është në të tridhjetat.

Ai kishte planifikuar të hynte në një zonë të Sirisë të kontrolluar nga militantët e Shtetit Islamik nëpërmjet qytetin turk Gaziantep, por nuk ka kontaktuar me askënd që katër ditë, njoftoi gazeta.

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme suedeze nuk pranoi të komentojë për këtë rast.

XS
SM
MD
LG