Ndërlidhjet

Policia kryen bastisje në kuadër të operacionit “Shkurti 2015”


Ilustrim
Ilustrim

Në kuadër të luftës kundër trafikimit me qenje njerëzore, policia e Kosovës e ka realizuar një operacion bastisje në tri lokale të Ferizajt gjatë natës së mbrëmshme.

Sipas policisë, bastisjet janë kryer në lokalet Montana, Italia-M dhe Driloni.

Në lokacionet e bastisura, sipas kumtesës, policia ka hasur në nëntë punëtore femra, shtetase të Republikës së Shqipërisë, për të cilat “Departamenti për Migrim dhe të Huaj i PK-së dhe inspektoret e punës kanë ndërmarrë masat e nevojshme ligjore lidhur me këto shtetase”

Në lokalin Driloni sipas policisë, është gjetur një armë e llojit Brovin dhe një karikator me gjashtë fishkë.

Sipas policisë, operacioni i koduar “Shkurti 2015”, është kryer nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe është kryer konform planit të paraparë.

“Operacioni është kryer me sukses sipas planit të paraparë, me qellim të parandalimit të veprimtarive ilegale dhe verifikimit të informacioneve për viktima të mundshme të trafikimit apo mundësimit në prostitucion, ndërsa nga ana e inspektorëve të punës dhe atyre të ATK-së për çështje administrative janë shqiptuar gjoba përkatëse”, ka njoftuar policia.

XS
SM
MD
LG