Ndërlidhjet

Ukraina fajëson separatistët se po e përforcojnë armatimin


Ilustrim
Ilustrim

Kievi ka njoftuar sot se separatistët pro-rusë po e përforcojnë armatimin në lindje të Ukrainës, pranë bregut të Detit Azov dhe se forcat qeveritare po përgatiten për mundësinë e një sulmi të mbështetur nga Rusia në qytetin port Mariupol.

Ushtria ukrainase e ka lëshuar një deklaratë sot, një ditë pasi që ajo e akuzoi Rusinë se ka dërguar më shumë tanke, trupa dhe artileri në afërsi të qytetit Mariupol.

Akuzat bëhen në kohën kur separatistët ia kanë mësyrë qytetit Debaltseve dhe nga aty janë tërhequr forcat ukrainase të sigurisë, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar në Minsk gjatë javës së kaluar.

Zyrtarët ukrainas thonë se nëse separatistët e sulmojnë Mariupolin, ky rast do ta shënoj fundin e marrëveshjes të ndërmjetësuar nga udhëheqësit evropianë.

XS
SM
MD
LG