Ndërlidhjet

Kerry zhvillon bisedime me Iranin


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, nis sot në Gjenevë bisedimet dyditëshe me zyrtarët e lartë iranianë, në lidhje me programin bërthamor të Teheranit.

Në prag të negociatave, Kerry ka thënë se ka ende “çarje të mëdha” dhe ka paralajmëruar se presidenti Barack Obama është i gatshëm të tërhiqet nga bisedimet, nëse Teherani nuk ndërmerr hapat e nevojshëm për të dëshmuar se programi i tij bërthamor është paqësor.

Irani dhe fuqitë botërore po bëjnë përpjekje të tejkalojnë dallimet para 31 marsit, kur është edhe afati i fundit për marrëveshjen kornizë.

Delegacioni iranian udhëhiqet nga ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Sekretarti amerikan i Energjisë, Ernest Moniz, do të ndjekë po ashtu bisedimet, për herë të parë.

XS
SM
MD
LG