Ndërlidhjet

Sulm vdekjeprurës në vendlindjen e Assadit


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.

Së paku katër persona kanë humbur jetën nga një sulm vetëvrasës në qytetin Kardaha të Sirisë, që është edhe vendlindja e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se viktimat janë dy gra dhe dy burra.

Televizioni shtetëror i Sirisë ka raportuar për sulmin, por nuk e ka specifikuar natyrën e tij.

Në Kardaha ndodhen varret e babait dhe paraardhësit të presidentit sirian, Hafez, dhe vëllait Bassil.

Familja Assad ka sunduar Sirinë për më shumë se 40 vjet.

XS
SM
MD
LG