Ndërlidhjet

Steinmeier paralajmëron kundër sulmeve në Mariupol


Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se çdo sulm në qytetin lindor të Ukrainës, Mariupol, do të ishte shkelje e qartë e marrëveshjes për armëpushim.

I pyetur nga gazeta gjermane Bild se ku, sipas tij, qëndrojnë vijat e kuqe të konfliktit në Ukrainë, Steinmeier ka thënë se ato janë përcaktuar në marrëveshjen e Minskut, ndërmjetësuese e së cilës ka qenë edhe Gjermania.

“Çdo avancim në Mariupol do të ishte shkelje e qartë e marrëveshjes dhe do të ndikonte parimet e saj themelore”, ka thënë Steinmeier.

Qeveria e Ukrainës dhe rebelët pro-rusë kanë shkëmbyer të shtunën vonë të burgosur në lindje të vendit.

Sipas të dyja palëve, bëhet fjalë për shkëmbimin e 139 ushtarëve ukrainas me 52 rebelë, rreth 20 kilometra në perëndim të qytetit Luhansk.

Shkëmbimi është pjesë e rëndësishme e marrëveshjes për armëpushim, e cila është arritur nga liderët e Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës më 12 shkurt.

Mësohet se ushtria e Ukrainës dhe rebelët pro-rusë janë pajtuar që të tërheqin edhe armët e rënda nga vija e frontit, nisur nga sot.

XS
SM
MD
LG