Ndërlidhjet

Një “7-vjeçare” kryen sulm vetëvrasës në Nigeri


Nigeri - foto arkivi
Nigeri - foto arkivi

Aktivistët dhe dëshmitarët okularë thonë se një sulmuese vetëvrasëse ka vrarë pesë njerëz dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë në një postbllok të sigurisë, në qytetin Potiskum në Nigeri.

Disa dëshmitarë thonë se sulmuesja ka qenë rreth 7 vjeçe.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Ky sulm vjen një javë pasi një tjetër sulmuese vetëvrasëse ka hedhur veten në erë në një stacion të populluar autobusësh në verilindje të Nigerisë, duke vrarë pesë njerëz dhe plagosur 30 të tjerë.

Grupi islamist i Boko Haramit fajësohet gjithnjë e më shumë për përdorimin e grave dhe vajzave si sulmuese vetëvrasëse.

XS
SM
MD
LG