Ndërlidhjet

Greqia sot prezanton pakon e reformave


Ilustrim
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme zyrtarët grekë pritet ta publikojnë listën e reformave, me qëllim të zgjatjes edhe për katër muaj të ndihmës ndërkombëtare.

Sipas një marrëveshje të arritur me anëtarët e tjerë të Eurozonës mbrëmjen e 20 shkurtit, Athina e ka afat të fundit datën 23 shkurt që t’i paraqes propozimet e saj tek treshja evropiane, Banka Qendrore Evropiane, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Komisioni Evropian.

Treshja evropiane do të vendosë nëse Greqia meriton që t’i zgjatet afati i ndihmës.

Greqia do të godasë evazionin fiskal dhe do të modernizojë shërbimin e saj civil, në përpjekje për të siguruar paketën e ndihmës, ka thënë gjatë të dielës ministri i shtetit të Greqisë, Nikos Pappas.

Qeveria gjatë dy ditëve ka punuar në një paketë të reformave, të cilën duhet t’ua paraqesë sot kreditorëve ndërkombëtarë

Nëse reformat miratohen, Greqisë do t’i zgjatet për katër muaj koha e pagesës së borxheve.

XS
SM
MD
LG