Ndërlidhjet

Shtyhet rigjykimi i gazetarëve të Al-Jazeeras


Gazetarët: Mohammed Fahmy dhe Baher Mahmoud
Gazetarët: Mohammed Fahmy dhe Baher Mahmoud

Një gjykatë në Egjipt sot ka vendosur që rigjykimi ndaj gazetarëve të Al-Jazeeras, i planifikuar që të filloj sot, të shtyhet për 8 mars.

Shefi i zyrës, Mohamed Fahmy dhe producenti egjiptian, Baher Mohammed, janë paraqitur sot në gjykatën në Kajro por gjykimi është shtyrë.

Të dytë janë duke u mbrojtur në liri ndërsa janë liruar disa javë më parë nga burgu, pas më shumë se 400 ditë të qëndrimit prapa grilave.

Fahmy ka thënë sot para mediave në Egjipt se e pret një rigjykim të drejtë.

Fahmy i cili është tashmë vetëm shtetas kanadez, teksa ka pritur para gjykatës iu ka thënë gazetarëve gjithashtu se shpreson që shumë shpejt do të ndodhë deportimi i tij.

Në mesin e gazetarëve të burgosur kishte qenë edhe Peter Greste i cili më 1 shkurt është liruar dhe deportuar për në Australi.

XS
SM
MD
LG