Ndërlidhjet

Margvelashvili e fton Poroshenkon për një vizitë


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko (majtas) dhe presidenti i Gjeorgjisë Giorgi Margvelashvili
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko (majtas) dhe presidenti i Gjeorgjisë Giorgi Margvelashvili

Presidenti i Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili, e ka ftuar homologun e tij ukrainas, Petro Poroshenko, për një vizitë në Gjeorgji.

Administrata presidenciale e Gjeorgjisë tha sot se Margvelashvili ka zhvilluar bisedime me Poroshenkon në Kiev, gjatë një takimi ku kanë marrë pjesë edhe disa liderë të tjerë ku është shënuar një-vjetori i protestave pro-evropiane.

Javën e kaluar, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Gjeorgjisë ka njoftuar se ka kërkuar nga Ukraina që ta ekstradoj për në Gjeorgji ish-presidentin, Mikheil Saakashvilidhe ish-ministrin e drejtësisë së Gjeorgjisë, Zurab Adeishvili.

Ndaj tyre rëndojnë disa akuza penale për të cilat kritikët e qeverisë aktuale thonë se janë të motivuara politikisht

Më 13 shkurt, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, njoftoi për themelimin e Këshillit Këshillues Ndërkombëtar për reforma dhe emërimin e Saakashvilit në krye të tij.

Mikheil Saakashvili është larguar nga Gjeorgjia në nëntor të vitit 2013.

Në gusht të vitit të kaluar, prokuroria gjeorgjiane ka lëshuar urdhër për arrestimin e tij.

XS
SM
MD
LG