Ndërlidhjet

Edhe sot po vazhdojnë bisedimet rreth Iranit


Ilustrim
Ilustrim

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif edhe sot i kanë vazhduar diskutimet në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Gjatë ditës së djeshme, Kerry dhe Zarif kanë mbajtur një takim dy-orësh dhe takimi ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje.

Kerry, Zarif, Sekretari amerikan i Energjisë, Ernest Moniz dhe shefi bërthamor i Iranit, Ali Akbar Salehi, janë takuar edhe gjatë ditës së sotme në Gjenevë.

Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Ukraina, Britania, Franca dhe Gjermania janë në kërkim të një marrëveshje e cila do ta frenonte programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të saksnioneve ndërkombëtare.

Fuqitë e mëdha dhe Irani e kanë caktuar një afat deri në fund të muajit mars, për arritjen e një marrëveshje kornizë në lidhje me programin bërthamor të Teheranit.

XS
SM
MD
LG