Ndërlidhjet

Trupat irakiane nisin ofensivë në Bagdad


Irak
Irak

Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë se forcat irakiane kanë nisur një ofensivë për të marrë qytetin perëndimor të Bagdadit nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Gjenerali Terry James, komandant i lartë i koalicionit të SHBA-së kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, ka thënë se rreth 800 trupa irakiane, të mbështetura nga avionët amerikanë, kanë sulmuar Bagdadin, i cili është humbur këtë muaj.

James po ashtu ka thënë se përparimi i Shtetit Islamik në Irak është “frenuar” dhe se grupi militant mund të kryejë vetëm sulme të vogla.

Kombet e Bashkuara kanë thënë sot se së paku 11,600 njerëz janë vrarë dhe rreth 21,800 janë plagosur në Irak, vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG