Ministrat e Financave të Eurozonës kanë miratuar reformat e propozuara të Greqisë, të cilat janë kusht për t’i zgjatur paketën e shpëtimit.
“Procedurat kombëtare për zgjatjen e programit për Greqinë, mund të fillojnë”, ka thënë euro-komisionari, Valdis Dombrovskis, përmes një postimi në Twitter.
Parlamentet në disa vende anëtare të Eurozonës do të votojnë tani veç e veç për t’i zgjatur ose jo ndihmën Greqisë edhe për katër muaj.
Një tjetër komisionar, Pierre Moscovici, ka thënë se kriza e menjëhershme është shmangur.
Masat e propoziara nga Greqia përfshijnë plane për luftimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e kontrabandës me karburante dhe duhan.