Ndërlidhjet

Gazprom kërcënon me ndërprerje furnizimesh në Ukrainë


Gjiganti i naftës natyrore - Gazprom po kërcënon se do t'i ndërpresë të gjitha dërgesat për në Ukrainë tërësisht, një lëvizje që kompania ruse thotë se mund të rezultojë me pezullimin e furnizimeve në Evropë.

Shefi i Gazpromit, Alexei Miller Saeed tha sot se "Uktaina nuk ka paguar për naftën në kohë".

Deklarata e Millerit vjen në kohën kur kompania shtetërore ukrainase Naftogaz ka akuzuar Gazpromin se ka dështuar të bëjë dërgesat për të cilat ka paguar Ukraina.

Gazprom tha se është duke furnizuar me naftë pjesët e rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut në Ukrainën Lindore, që kontrollohen nga separatistët pro-rusë - pasi Kievi ka ndaluar furnizimin e tyre.

Gazprom tha ai i konsideron këto dy rajone si pjesë e kontratës me Naftogazin për furnizimet në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG