Ndërlidhjet

SHBA kërkon lirimin e pengjeve nga IS-i


Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ashpër sulmet e militantëve të Shtetit Islamik (IS) në fshatrat e asirianëve të krishterë në Siri, si dhe rrëmbimin e dhjetëra civilëve.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se sulmet e xhihadistëve ndaj pakicave fetare janë një tjetër dëshmi e trajtimeve brutale dhe çnjerëzore që bëjnë ata.

“Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve nga militantët e Shtetit Islamik”, ka thënë Psaki.

Aktivistët kanë raportuar të martën se militantët kanë rrëmbyer së paku 150 asirianë, në mesin e tyre gra, fëmijë dhe pleq.

XS
SM
MD
LG