Ndërlidhjet

Rusia do të përdorë stacionin orbital deri më 2024


Ilustrim
Ilustrim

Rusia ka thënë se do të vazhdojë të përdorë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës deri në vitin 2024, pavarësisht kërcënimeve të mëhershme se do të hakmerret ndaj sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, duke braktisur mbështetjen për stacionin orbital më 2020.

Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, ka thënë në muajin maj, kur edhe tensionet midis Moskës dhe Uashingtonit janë përshkallëzuar për shkak të krizës në Ukrainë, se Rusia do të refuzojë çdo kërkesë të SHBA-së për të zgjatur përdorimin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës pas vitit 2020.

Por, një plan afatgjatë për eksplorimin e hapësirës nga lidershipi i agjencisë ruse të hapësirës, Roscosmos, parasheh përdorimin e Stacionit Ndërkombëtar deri më 2024, ka thënë Roscosmos përmes një deklarate.

Pas kësaj date, ka shtuar Roscosmos, Rusia planifikon të krjojë bazën e vet orbitale duke përodrur modulet ruse të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

XS
SM
MD
LG