Ndërlidhjet

BQU shqipton ndalesë për blerjet e monedhave të huaja


Banka Qendrore e Ukrainës ka shqiptuar një ndalesë të përkohshme për blerjet e monedhave të huaja nga bankat e autorizuara në emër të klientëve të tyre.

Ndalesa, e cila hyn në fuqi nga 25 - 27 shkurti, është veprimi i fundit nga Banka Kombëtare të Ukrainës për të mbështetur monedhën e vendit.

Banka qendrore gjithashtu rriti kohën e pritjes nga tre, në katër ditë pune për blerjen e valutës së huaj përmes depozitave në llogari të posaçme, apo për kryerjen e pagesave me paradhënie në importe me vlerë më shumë se 50 mijë dollarë.

Konflikti Ukrainës ka goditur ekonominë, duke bërë që monedha "hryvnya" të humbas rreth 70 për qind të vlerës së saj në tregjet valutore gjatë vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG