Ndërlidhjet

Afganistan: Të paktën 28 persona të vdekur nga ortekët


Një seri e ortekëve të shkaktuara nga bora e madhe kanë vrarë të paktën 28 njerëz në verilindje të Kabulit, në krahinën malore të Panjshir, në Afganistan.

Zyrtarët thanë sot se dhjetëra njerëz gjithashtu kanë të humbur dhe se numri i të vdekurve pritet të rritet.

Bora e madhe që nuk u ndal për dy dite, e ka bllokuar rrugën kryesore në krahinë, duke e bërë të vështirë për punëtorët e shpëtimit të arrijnë fshatrat e prekura.

Shefi i policisë provinciale Abdul Aziz Ghairat thënë se shumë shtëpi janë mbuluar me borë dhe akull në rrethet Pariyan, Darah dhe Bazarak.

Bora e madhe gjithashtu ka bllokuar një autostradë kryesore që të çon në tunelin Salang, i cili lidh Kabulin me krahinat në veri të maleve Hindu Kush.

Autoritetet në Taxhikistanin fqinj thanë dje se ortekët e shkaktuar nga reshjet e mëdha dhe motit të papritur të ngrohtë, ka vrarë të paktën pesë në ditët e fundit.

Në një tjetër shtet të Azisë Qendrore, Kirgistan, një ortek më 25 shkurt vrau një grua ruse në veri të vendit.

Ortekët vdekjeprurës janë të zakonshëm në malet e larta të të tre vendeve gjatë stinës së dimrit.

XS
SM
MD
LG