Ndërlidhjet

Zyrtarët në qytetin veriperëndimor rus të Arkhangelskut kanë ndaluar një tubim për të drejtat e homoseksualëve të miratuar më parë.

Zyra kryetarit të bashkisë së qytetit, njoftoi për aktivistët më 24 shkurt se vendimi i mëparshëm për të lejuar tubimin më 25 shkurt u kthye prapa, sepse zyrtarët nuk e dinin nëse aktivistët kishin rënë dakord në vendndodhjen e tubimit.

Autoritetet e Arkhangelskut fillimisht ranë dakord për kërkesën e aktivistëve të të drejtave të homoseksualëve për tubimin, por hodhi poshtë thirrjen e tyre për mbajtjen e tij në sallën e qytetit, duke ofruar një vend në një pjesë të largët të qytetit.

Një grup prej rreth 20 aktivistëve kishin planifikuar të ngrinin çështjet në lidhje me ligjin e diskutueshëm federal që ndalon shpërndarjen e materialeve që nxisin homoseksualitetin në mesin e të miturve.

Refuzimi për një tubim të tillë është i dyti në ditët e fundit.

Më 20 shkurt, zyrtarët në Arkhangelsk ndaluan një paradë Gay Pride të planifikuar më 22 shkurt dhe ndaluan katër ngjarje të tjera publike pro-homoseksuale.

XS
SM
MD
LG