Ndërlidhjet

SHBA: Arrestohen tre persona për përfshirje me IS-in


Zyrtarët amerikanë thonë se tre burra të Azisë Qendrore u arrestuan nën akuzën se planifikonintë siguronin mbështetje materiale për militantët e Shtetit Islamik.

Dy nga burrat, Abdurasul Juraboev, 24 vjeçar nga Uzbekistani dhe Akhror Saidakhmetov, 19 vjeçar nga Kazakistani, si duket kishin planifikuar të udhëtonin për në Siri përmes Turqisë për të luftuar së bashku me militantët e IS-it.

Departamenti i Drejtësisë pretendon se Juraboev ishte gjithashtu i gatshëm për t'u angazhuar në një akt të terrorizmit në Shtetet e Bashkuara, nëse urdhërohet nga IS-i, dhe Saidakhmetov kishte qëllim të kryente një akt të ngjashëm nëse nuk do të mund të udhëtonte.

Burri i tretë, Abror Habibov, 30 vjeçar, gjithashtu i Uzbekistanit, dyshohet se ka ndihmuar në përpjekjet e Saidakhmetov për t'iu bashkuar IS-i.

Burrat pritet të paraqiten në një gjykatë në New Yorkgjatë ditës së sotme.

Po të dënohen, secili përballet me një dënim maksimal prej 15 vjet burgim.

XS
SM
MD
LG