Ndërlidhjet

Lavrov: Kërcënimi me sanksione nxit histeri


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka sulmuar Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, dhe zyrtarë të tjerë perëndimorë, për shkak të kërcënimeve për sanksione të reja kundër Moskës, nëse kjo e fundit nuk ndryshon sjelljen e saj në Ukrainë.

Lavrov ka thënë se beson se diskutimet për sanksione shtesë kanë për qëllim të shkëpusin vëmendjen nga nevoja për zbatimin e marrëveshjes për armëpushim dhe hapat drejt paqes në lindje të Ukrainës.

“Sa u përket deklaratave të zyrtarëve perëndimorë, përfshirë John Kerryn dhe Donald Tuskun (presidentin e Këshillit Evropian), të cilët kanë kërcënuar me sanksione të reja, mendoj se është lehtë të jepet shpjegimi: ata po bëjnë përpjekje të nxisin histeri dhe të tërheqin vëmendjen nga nevoja për zbatimin e Marrëveshjes së Minskut”, ka thënë Lavrov në një konferencë për media në Moskë.

Sipas tij, deklaratat e tilla reflektojnë “mungesën e dëshirës” në “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian” për të arritur atë, për të cilën është rënë dakord në Minsk më 12 shkurt.

Zyrtarët perëndimorë thonë se as Moska, as rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës nuk kanë respektuar marrëveshjen për armëpushim.

XS
SM
MD
LG