Ndërlidhjet

Lexohen në një gjykatë dokumente të Bin Ladenit


Osama bin Laden
Osama bin Laden

Dokumente të klasifikuara të Al Kaidës, të siguruara pas bastisjes në kompleksin e Osama bin Ladenit në Pakistan, më 2011, janë paraqitur në gjykimin e një të dyshuari për komplot terrorist në Britani.

Shtetasi pakistanez, Abid Naseer, 28 vjeç, ka thënë se nuk është fajtor dhe ka mbrojtur veten e tij në gjykatën federale në Nju Jork.

Naseer ka qenë në Britani si student i shkencave kompjuterike dhe gjuhës angleze dhe ka mohuar se ka qenë anëtar i Al Kaidës apo se është trajnuar nga grupi terrorist.

Ai është ekstraduar në Nju Jork më 2013.

Disa nga dokumentet e Al Kaidës që janë paraqitur në gjykatë, u referohen komploteve në Evropë, Britani dhe Rusi.

XS
SM
MD
LG