Ndërlidhjet

Gjermani: Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore


Një bombë e pashpërthyer që daton nga Lufta e Dytë Botërore është zbuluar në afërsi të stadiumit të Borusias së Dortmundit të Gjermanisë, dhe autoritetet kanë evakuuar zonën.

Autoritetet në Dortmund thonë se bomba 250 kilogramëshe ishte britanike dhe do të çarmatoset gjatë ditës së sotme. Ajo u zbulua në një vend-ndërtim në afërsi të stadiumit.

Mjetet e pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore ende gjenden shpesh nëpër Gjermani.

XS
SM
MD
LG