Ndërlidhjet

OSBE: Masat kufizuese për gazetarët rusë në Ukrainë, "të tepruara"


Dunja Mijatoviq
Dunja Mijatoviq

Përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e medias thotë se masat e fundit që kufizojnë gazetarët rusë në përmbushjen e aktiviteteve të tyre profesionale në Ukrainë janë "të tepruara".

Dunja Mijatoviq tha në një deklaratë sot se mungesa e transparencës është "shqetësuese".

Ukraina ka revokuar akreditimin e rreth 100 mediave ruse më 12 shkurt në institucionet e publike të Ukrainës, duke përfshirë parlamentin.

Lista e mediave të prekura dhe arsyet për këtë veprim nuk janë siguruar.

Mijatoviq u bëri thirrje autoriteteve ukrainase që të "zbulojnë plotësisht arsyetimin e tyre për këto hapa" dhe të sigurojnë një listë të plotë të mediave që janë të ndaluara.

Mijatoviq citoi gjithashtu raporte duke thënë se autoritetet ukrainase arrestuan dhe deportuar më 25 shkurt gazetarë nga dy kanale televizive ruse për përhapjen e propagandës anti-ukrainase.

Ata u ndaluan gjithashtu të hyjnë në Ukrainë për pesë vjet.

Të njëjtën ditë, një tjetër gazetari televiziv rus thuhet se i ishte mohuar hyrja në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG