Ndërlidhjet

Athinë: Mbahet protesta e parë kundër qeverisë së Syrizas


Ilustrim
Ilustrim

Dhjetëra protestues janë përleshur me policinë në qendër të Athinës, duke shkatërruar dyqane, duke gjuajtur koktei molotovi dhe duke djegur vetura derisa merrnin pjesë në protestën anti qeveritare.

Kjo protestë ka qenë e para prejse qeveria e udhëhequr nga partia majtiste, Syriza e ka marrë pushtetin para një muaji pasi fitoi zgjedhjet.

Rreth 450 persona kanë dal në rrugët e Athinës kundër qeverisë së kryeministrit, Alexis Tsipras, i cili i pajtua për një marrëveshje me partnerët e BE-së rreth zgjatjes së programit të ndihmave për Greqinë.

Marrëveshja ka nxitur pakënaqësi edhe brenda partisë së Tsipras dhe akuza nga disa pjesëtarë të së majtes ekstreme të cilët thonë se qeveria është tërhequr prej premtimeve të bëra gjatë fushatës, përfshirë edhe dhënien fund të pakos së ndihmave prej 240 miliardë euro.

Protesta në Athinë është mbajtur derisa ligjëvënësit gjerman sot do të votojnë për marrëveshjen e re katër mujore.

Gjermania është kontribuesi kryesor financiar i këtij plani.

Nëse ratifikohet, marrëveshja do i jap Greqisë një zgjatje të planit të ndihmave për katër muaj, në këmbim të reformave qeveritare në Athinë.

XS
SM
MD
LG