Ndërlidhjet

Kerry do të takohet me Lavrovin dhe Zarifin


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të takohet me homologun e tij rus dhe atë iranian, në Zvicër më 2 mars.

Kerry do të zhvillojë bisedime me Sergei Lavrov rreth krizës në Ukrainë, një javë pasi Kerry akuzoi zyrtarët rusë se po “gënjejnë në fytyrë” rreth përkrahjes që Moska po iu jep separatistëve pro rusë në lindje të Ukrainës.

Kerry do t’i drejtohet edhe një takimi të nivelit të lartë të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së derisa do të qëndroi në Gjenevë.

Ai, më pas do të shkoj në qytetin tjetër zvicran, Montreux, për tu takuar me ministrin e jashtëm të Iranit, Javad Zarif për të diskutuar rreth programit bërtamor të Iranit dhe mundësisë së zbutjes së sanksioneve ekonomike kundër këtij shtetit.

Irani dhe gjashtë fuqi botërore kanë mundësi të diskutojnë një marrëveshje të përkohshme për programin bërthamor të Iranit deri më 31 mars.

XS
SM
MD
LG