Ndërlidhjet

Novak: Me siguri do ia pezullojmë gazin Ukrainës


Ministri rus i energjisë, Aleksandr Novak (Arkiv)
Ministri rus i energjisë, Aleksandr Novak (Arkiv)

Ministri i energjisë së Rusisë, Aleksandr Novak ka thënë se vendi i tij sipas të gjitha gjasave do ia pezullojë furnizimin me gaz Ukrainës para takimit të 2 marsit që do të mbahet në Bruksel.

Takimi i Brukselit ka për qëllim që të gjej një zgjidhje për mosmarrëveshjeve rreth gazit në mes të dy vendeve.

Duke folur në një forum ekonomik në Krasnoyarsk, Novak ka thënë se kompani shtetërore ruse, Gazprom, ende nuk e ka marrë parapagimin prej 15 milionë dollarëvve për muajin mars.

Sipas një marrëveshjeje të arritur në tetor nga BE-ja, Ukraina do të vazhdojë të marrë gazin rus, por për këtë duhet të paguaj paraprakisht.

Kompania ukrainase e energjisë, Nafotgaz, është ankuar gjatë kësaj jave se Rusia nuk po e dërgon sasinë e gazit për të cilën Ukraina ka paguar paraprakisht.

Gazprom është përgjigjur se gazi është dërguar në zonat lindore që tani gjendën nën kontrollin e separatistëve pro rusë.

Pezullimi i furnizimit me gaz për Ukrainën, mund të ndikojë edhe në furnizimin e tërë Evropës me gazin rus.

XS
SM
MD
LG