Ndërlidhjet

Putini ia zvogëlon rrogën stafit


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se rrogat e stafit të tij do të zvogëlohen për 10 për qind.

Kjo masë pason një propozim për të zvogëluar 10 për qind të pagave të deputetëve dhe shpenzimeve ministrore, si dhe për të përdorur miliarda dollarë nga një fond i emergjencës.

Ekonomia e Rusisë është goditur rëndë nga çmimet e ulëta të naftës dhe sanksionet e Perëndimet, për shkak të rolit të Moskës në krizën në Ukrainë.

Nuk është ende e qartë se kur do të hyjnë në fuqi shkurtimet e pagave dhe nëse ato do të prekin edhe rrogën e Putinit.

XS
SM
MD
LG