Ndërlidhjet

Kuvajti po e monitoron familjen e ‘Xhihadistit John’


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Raportet nga Kuvajti thonë se autoritetet janë duke e monitoruar për së afërmi të afërmit e Mohammad Emwazit, qytetarit britanik që dyshohen se është militanti famëkeq i Shtetit Islamik, i njohur me pseudonimin, ‘Xhihadisti John’.

Gazeta, Al Qabas, e Kuvajtit shkruan se disa të afërm të Emwazit që gjithashtu kanë pasaportë britanike, dhe që punojnë në Kuvajt, janë duke u monitoruar “orë e çast”.

Gazeta nuk ka thënë se sa pjesëtarë të familjes së Emwazit punojnë në Kuvajt.

Autoritetet nuk kanë pranuar të flasin rreth kësaj.

Gazeta, Al Rai, e citon një zyrtar të sigurisë duke thënë se babai i Emwazit, qytetari britanik, Jassem Abdulkareem, është një nga ata që punojnë në Kuvajt ndërsa ai pritet të thirret nga autoritetet atje.

Emwazi është lindur në Kuvajt, ndërsa ka vizituar shtetet e Gjirit në disa raste, hera e fundit në vitin 2010.

Ai dyshohet se është miltianti që i ka vrarë së paku pesë qytetarë të perëndimit duke iu hequr kokat, diçka që është parë në videot e publikuara nga vet Shteti Islamik.

Ai dyshohet se tani qëndron në Siri, pjesën e kontrolluar nga Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG