Ndërlidhjet

Kerry e Lavrov takohen në Gjenevë


Foto arkivi
Foto arkivi

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, takon sot në Gjenevë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Situata në lindje të Ukrainës dhe vrasja e krtikut të Kremlinit, Boris Nemtsov, më 27 shkurt, pritet të jenë tema kryesore të bisedimeve.

Të dielën, Kerry ka bërë thirrje për “hetime të plota, transparente dhe të vërteta” të vrasjes së Nemtsovit.

Nemtsov dyshohet se ka qenë duke punuar në një raport që do të detajizonte praninë e trupave ruse në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG