Ndërlidhjet

Fjalimi i Netanjahut nuk do vështirësojë bisedimet me Iranin


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Shtëpia e Bardhë ka thënë mbrëmë se fjalimi që do të mbahet sot i kryeministrit të Izraelit në Kongresin amerikan nuk do të komplikojë bisedimet për programin bërthamor të Iranit.

“Nuk do të duhej të komplikonte gjërat sepse komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar derisa ne vazhdojmë përpjekjet diplomatike për të trajtuar shqetësimet rreth programit bërthamor të Iranit”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

XS
SM
MD
LG