Ndërlidhjet

Francken takohet me Hysenin për migrimin ilegal


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Çështja e migrimit ilegal e ka sjellur zyrtarin kryesor shtetëror belg që merret me këtë çështje për vizitë në Kosovë.

Theo Francken, zyrtarisht Sekretar i Shtetit për Azil dhe Migrim të Belgjikës, do të takohet sot me ministrin e punëëve të brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni.

Ndonëse nuk ka një shifër zyrtare se sa kosovarë dolën ilegalisht në vendet e BE-së, çështja e migrimit ilegal u bë temë ndërkombëtare pasi mijëra kosovarë raportohet të kenë kaluar kufirin Serbi – Hungari brenda muajve të dimrit.

Kalimi ilegal është bërë fillimisht duke kaluar në Serbi, dhe më pas, kryesisht përmes trafikantëve, duke kaluar në vendin e parë të BE-së, Hungari.

XS
SM
MD
LG