Ndërlidhjet

SHBA: Propozohet heqja nga tregu i një lloji të municionit


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, dëshiron të ndalojë një lloj të municionit që përdoret në një nga pushkët më të shitura në treg.

Zyra për Alkool, Duhan, Armë Zjarri dhe Eksploziv është duke e shqyrtuar ndalimin e municionit 5.56 mm i cili mund të depërtojë edhe përmes jelekut anti plumb të policëve.

Zyra është në pritje të këshillave publike për këtë çështje për një periudhë dy javore.

Zëdhënësja e zyrës, Ginger Colbrun, ka thënë se qëllimi është të ndalohet municioni në fjalë që ndër të tjera përmban edhe një lloj të bërthamës së metalit, përfshirë edhe ato që janë çelik, hekur apo bronz.

Asociacioni Kombëtar i Pushkës, një grup i fuqishëm lobues në SHBA, iu ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të saj që t’iu shkruajnë anëtarëve të Kongresit që të kërkojnë mos aprovimin e këtij ndalimi.

XS
SM
MD
LG