Ndërlidhjet

Bombarduesit e Rusisë fluturuan afër Irlandës


Bombarduesi rus T-95
Bombarduesi rus T-95

Autoriteti i Aviacionit Irlandez ka njoftuar se dy aeroplanë bombardues të Rusisë, të tipit Tu-95, kanë fluturuar afro 40 kilometra nga bregdeti i Irlandës, më 18 shkurt.

Për shkak të kësaj, një aeroplan i udhëtarëve është dashur ta ndryshoj planin e fluturimit për ta evituar ndeshjen potenciale.

Një aeroplan tjetër ka fluturuar me vonesë.

Ky incident ndodhi në ditën kur Britania i ka aktivizuar aeroplanët e vet luftarakë, për t’i ndalur dhe përcjellur dy aeroplanë ushtarakë të Rusisë, që fluturonin afër linjës bregdetare britanike.

NATO-ja thotë se është shënuar ngritje dramatike në numrin e inkursioneve të aeroplanëve ushtarakë rusë, në periudhën e tensioneve në rritje ndërmjet perëndimit dhe Moskës, për shkak të konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG