Ndërlidhjet

Komiteti i republikanëve kërkon emailat privat të Klintonit


Ish sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Klinton
Ish sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Klinton

Një komitet i kongresit amerikan i themeluar nga republikanët kanë lëshuar thirrje zyrtare që kërkojnë marrjen e emaileve të ish Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Klinton, pasi ajo e ka përdorur emailin privat gjatë kohës sa ishte kryediplomate e SHBA-ve.

Komiteti për sulmin në Bengazi që po e heton sulmin terrorist të vitit 2012 në hapësirën e misionit diplomatik të SHBA-ve gjatë së cilës u vranë katër amerikanë, po kërkon materiale shtesë nga Klintoni dhe të tjerët në lidhje me hetimin.

Paneli gjithashtu ka kërkuar nga kompanitë teknologjike që të ruajnë çfarëdo dokumenti relevant që e kanë në posedim.

Demokratët e kanë kritikuar këtë kërkesë, duke e quajtur si një përpjekje të dëshpëruar për t'ia dëmtuar Hillary Klintonit mundësitë që të kandidojë për president të SHBA-ve në zgjedhjet e vitit 2016.

Mirëpo kritikët e Klintonit thonë se asaj i kërkohet ligjërisht të dorëzojë të gjitha emailet e saj te komitetit hetues për rishikim.

XS
SM
MD
LG