Ndërlidhjet

Jahjaga falënderon veteranët e arsimit


Prishtinë, 6 mars 2015.
Prishtinë, 6 mars 2015.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, ka pritur në takim veteranen e arsimit, Afijete Spahiu-Bashota, dhe ka vizituar në shtëpinë e tij veteranin e arsimit, Ahmet Namani.

“Falënderova zonjën Bashota dhe zotëri Namanin për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të tëra".

“Vlerësoj kontributin e pamohueshëm të mësuesve, të cilët kanë qenë frymëzim për gjenerata të tëra dhe, falë angazhimit të tyre të palodhshëm, Kosova sot është vend i pavarur dhe sovran, me vizion të qartë për integrim në strukturat veriatlantike”, ka thënë Jahjaga përmes një postimi në Facebook.

XS
SM
MD
LG