Ndërlidhjet

Raportohet se IS-i e ka shkatërruar edhe një qytet të lashtë


Punëtorët e Irakut duke e pastruar vendin arkeologjik Nimrud në vitin 2001
Punëtorët e Irakut duke e pastruar vendin arkeologjik Nimrud në vitin 2001

Militantët e Shtetit Islamik (IS) raportohet se e kanë shkatërruar edhe qytetin e lashtë Hatra në Irak. Ky do të ishte akti i fundit në valën e sulmeve kundër trashëgimisë kulturore të Irakut.

Hamid al-Jaburi, nga Departamenti i arkeologjisë në Universirtetin e Mosulit, tha se sot militantët i kanë shkatërruar me eksploziv mbetjet e lashta të qytetit Hatra dhe artefaktet.

Hatra, qytet i shënuar në UNESCO, ishte themeluar para më se 2 mijë vjetësh dhe është i njohur për tempujt e vet.

Ky shkatërrim i raportuar u bë dy ditë pasi qeveria e Irakut ka njoftuar se militantët e Shtetit Islamik me makina të rënda e kanë shkatërruar qytetin e vjetër asirian, Nimrud, një pjesën veriore të Irakut.

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se shkatërrimi i qytetit Nimrud paraqet “krim lufte”.

XS
SM
MD
LG