Ndërlidhjet

Malajzi, Australi: Përkushtim për gjetjen e aeroplanit të zhdukur


Pamje në radarë gjatë operacionit të kërkimit të aeroplanit MH370
Pamje në radarë gjatë operacionit të kërkimit të aeroplanit MH370

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, tha sot se vendi i tij mbetet i përkushtuar në kërkimin për gjetjen e aeroplanit të udhëtarëve MH370, një vit pasi ai është zhdukur pa gjurmë. Razak është shprehur se shpreson se aeroplani do të gjendet.

Këto komente u bënë derisa një ekip i udhëhequr nga hetuesit e Malajzisë, e ku marrrin pjesë edhe përfaqësues nga vendet e ndryshme, siç janë Shtetet e Bashkuara, Britania, Kina, Franca dhe Australia, sot e kanë publikuar një raport lidhur me shkaqet e zhdukjes së aeroplanit.

Në raport zbulohet se bateria e një lokatori nënujor për sinjalizim ishte zbrazur pothuajse një vit para se aeroplani të zhdukej më 8 mars të vitit 2014.

Nga ana tjetër, kryeministri i Australisë, Tony Abott, tha se kërkimi në Oqeanin Indian Jugor, që udhëhiqet nga vendi i tij, mund të zgjerohet, nëse hetimet aktuale nuk japin sukses.

Aeroplani i kompanisë ajrore të Malajzisë, i tipit Boing 777-200ER, u zhduk gjatë flturimit prej Kuala Lumpurit për në Pekin, me 227 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Çështja lidhur me këtë aeroplan është shndërruar në njërën nga misteret më të mëdha në historinë e aviacionit.

Hetuesit besojnë se aeroplani kishte fluturuar mijëra kilometra jashtë kursit, para se eventualisht të rrëzohej në Oqeanin Indian.

XS
SM
MD
LG