Ndërlidhjet

Gjendet një thesar nga koha e Aleksandrit të Madh


Ilustrim
Ilustrim

Studiuesit e shpellave në Izrael, e kanë zbuluar një grumbull të monedhave dhe stolive të çmuara nga koha e Aleksandrit të Madh, të cilat arkeologët besojnë që janë fshehur nga refugjatët në kohë të luftërave antike.

Thesari i vjetër 2300 vjetë është i pari i këtij lloji që është gjetur nga periudha e këtij pushtuesi të njohur, njofton Eitan Klein nga Autoriteti izraelit i Antikiteteve.

Muajin e kaluar, notarët në bregdetin lindor të Izraelit, zbuluan diçka edhe me më shumë vlerë, rreth 2 mijë monedha ari nga shekulli i 11-të për të cilën arkeologët shpresojnë se do të zbulojë më shumë të dhëna rreth sundimit të myslimanëve gjatë asaj kohe.

Hulumtuesit e gjetën thesarin e fundit në një të çarë të ngushtë në shpellën me stalaktite në rajonin e Galileos.

Thesari përfshinte dy monedha të argjendta që janë prodhuar gjatë sundimit të Aleksandrit si dhe kishte edhe disa pjesë të stolive të çmuara që përfshinë unaza, byzylykë dhe vathë.

‘Gjërat e çmueshme mund të jenë fshehur aty nga banorët vendor që janë larguar nga aty gjatë kohës së trazirave që u nxitën nga vdekja e Aleksandrit të Madh’, deklaron Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit përmes një komunikate.

Aleksandri i Madh, e udhëhoqi një fushatë ushtarake të suksesshme deri në Lindje të Mesme dhe disa pjesë të Azisë. Ai vdiq në Babiloni, apo Iraku i ditëve të sotme në vitin 323 para erës së re.

XS
SM
MD
LG