Ndërlidhjet

Putin: Vendimi për Krimenë – disa orë pas largimit të Yanukovichit


Vladimir Putin
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se u kishte treguar zyrtarëve të lartë të sigurisë për vendimin e tij për ta marrë Krimenë, vetëm disa orë pasi presidenti, Viktor Yanukovich, ishte larguar nga posti.

Në paralajmërimin e një dokumentari, që do të transmetohet në televizionin shtetëror të Rusisë, zoti Putin e kishte përshkruar një mbledhje emergjente të Kremlinit, për të cilën ai tha se kishte përfunduar në orën 7 të mëngjesit, më 23 shkurt të vitit të kaluar.

Putini tha se i kishte urdhëruar agjencitë ushtarake dhe të sigurisë për “ta shpërtuar jetën e presidentit të Ukrainës”.

“Derisa ne ndaheshim,u thashë kolegëve të mi: “ne duhet të fillojmë të punojmë për kthimin e Krimesë në Rusi”, tha Putin, në një paralajmërim të transmetuar mbrëmë.

Rusia e aneksoi Krimenë në muajin mars të vitit të kaluar, pas vendosjes së trupave atje, duke e organizuar pranim-dorëzimin e parlamentit rajonal dhe duke mbajtur referendum, i cili ishte dënuar nga Kievi dhe perëndimi, që aneksimin e kishin cilësuar jolegjitim.

Fillimisht, Kremlini i kishte hedhur poshtë pohimet se i kishte dërguar ushtarët në Krime, por Putini më vonë në televizion tha se trupat ruse ishin dërguar atje.

XS
SM
MD
LG