Ndërlidhjet

Rusi: Aleati i Nemtsovit – skeptik për arrestimet


Ilya Yashin
Ilya Yashin

Ilya Yashin, aleat politik i liderit opozitar, Boris Nemtsov, ka shprehur skepticizëm për atë që autoritetet thonë se mund të jetë një lidhje islamike për vrasjen e Nemtsovit.

Zoti Yashin, bashkudhëheqës i partisë politike të Nemtsovit, ka shkruar sot në rrjetin Twitter se “teoria joesenciale e hetuesve për motivet islamike të vrasjes së Nemtsovit, e kënaq Kremlinin dhe Putinin e largon nga vija e zjarrit”.

Ai mëtutje ka theksuar se “personi që ka shtënë do të fajësohet, derisa ata që aktualisht e kanë urdhëruar vrasjen e Nemtsovit, do të lëvizin të lirë”.

Autoritetet e Rusisë i kanë akuzuar dy persona për involvim në vrasjen e politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov, derisa pesë të dyshuar në këtë rast, mbrëmë janë paraqitur në një gjykatë në Moskë.

Të dy të akuzuarit dhe tre të dyshuarit me vendimin e kësaj gjykate mbeten në arrest deri më 28 prill.

XS
SM
MD
LG