Ndërlidhjet

Irak: Militantët e IS-it zbrapsen në Kirkuk


Forcat peshmerga në pjesën jugperëndimore të Kirkukut në Irak
Forcat peshmerga në pjesën jugperëndimore të Kirkukut në Irak

Raportohet se forcat kurde në Irak i kanë detyruar militantët e Shtetit Islamik (IS) në qytetin Kirkuk që të zbrapsen.

Në një kumtesë të mbrëmshme, Këshilli i sigurisë rajonale tha se luftëtarët kurdë, të njohur edhe si forcat peshmerga, i kanë rimarrë afro 100 kilometra katrorë nga militantët e Shtetit Islamik, me ç’rast janë vrarë afro 100 pjesëtarë të tyre.

Forcat Peshmerga e kanë marrë kontrollin ndaj një kryqëzimi strategjik që e lidhë qytetin Kirkuk me Mosulin, që është qyteti më i madh nën kontrollin e IS-it.

Gjenerali, Omar Saleh Hassan, i tha agjencisë Reuters se forcat e tij kishin hasur në rezistencë të vogël nga militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG