Bashkimi Evropian do të mirëpres bisedimet e javës së ardhshme për Iranin me pjesëmarrës Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe ministrin e jashtëm të Iranit, Javad Zarif.
Bisedimet janë vazhdimësi e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për programin bërthamor të Iranit.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federicha Mogherini do t’i udhëheqë bisedimet më 16 mars, një ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të takohet me homologun e tij iranian, Javad Zarif në Zvicër.
Irani dhe gjashtë fuqi botërore e kanë vendosur fundin e muajit mars si kufi kur duhet të arrihet një marrëveshje fillestare dhe 30 qershorin për marrëveshjen finale.