Ndërlidhjet

Pakistani vazhdon me dënimet me vdekje


Ilustrim
Ilustrim

Pakistani e ka hequr moratoriumin ndaj ndëshkimeve me vdekje në të gjitha rastet e të dënuarve.

Një zyrtar i i ministrisë së brendshme ka thënë se ministria iu ka thënë të gjitha qeverive krahinore që të vazhdojnë me dënimet me varje për të burgosurit që i kanë shterur të gjitha mundësitë e apelit.

Grupet për të drejtat e njeriut vlerësojnë se janë mbi 8 mijë persona që presin dënimin me vdekje në Pakistan, shtet ky ku në vitin 2008 ishte vendosur moratorium ndaj dënimeve të tilla.

Moratoriumi u hoq në dhjetor të vitit 2014 për përsonat e dënuar me vdekje me akuzën për terrorizëm pas sulmit në një shkollë nga talibanët ku u vranë mbi 150 persona, shumë prej të cilëve ishin nxënës.

Tash ky moratorium është hequr për të gjithë të dënuarit, pavarësisht akuzave.

XS
SM
MD
LG