Ndërlidhjet

FMN pritet të aprovojë kredi prej 17.5 miliardë $ për Ukrainën


Shefja e FMN-së, Christine Lagarde, së bashku me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko
Shefja e FMN-së, Christine Lagarde, së bashku me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko

Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar pritet që të aprovojë një kredi të re prej 17.5 miliardë dollarëve për Ukrainën gjatë takimit që pritet të mbahet sot.

Ekonomia ukrainase që pritet të shënojë rritje prej 5.5 % gjatë këtij viti, ka pësuar rënie vitin e kaluar derisa forcat qeveritare po luftojonë kundër separatistëve pro rusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Vitin e kaluar, ligjvënësit ukrainasë i kanë aprovuar masat e kursimit, përfshirë edhe zvogëlimin e pensioneve dhe rritjen e taksave me qëllim që të sigurojnë kredinë nga FMN-ja.

Kievi shpreson që të marrë deri në 11 miliardë dollarë gjatë këtij viti për të rritur rezervat ndërkombëtare të saj, të cilat janë në nivelin më të ulët për më shumë se një dekadë.

Presidenti Petro Poroshenko gjatë kësaj jave i ka bërë thirrje opinionit vendës që “ta shohin të vërtetën në sy” dhe të qëndrojnë unik.

“Derisa të ketë luftë nuk do të ketë investime në Ukrainë dhe se njerëzve duhet thënë e vërteta”, ka thënë Poroshenko gjatë një interviste të dhënë më 9 mars.

XS
SM
MD
LG