Ndërlidhjet

BE mund të shtyjë sanksionet ndaj Rusisë deri në dhjetor


Ilustrim
Ilustrim

Bashkimi Evropian po e shqyrton mundësinë e mbajtjes së sanksioneve ekonomike kundër Rusisë deri në dhjetor të vitit 2015 me shpresën se kështu do e nxisin implementimin e marrëveshjes së paqes në pjesën lindore të Ukrainës.

Sanksionet e BE-së që kanë si cak sektorët e energjisë dhe financave të Rusisë janë vendosur në muajin qershor dhe korrik të vitit të kaluar, dhe ato do të rinovohen një vit pasi kanë hyrë në fuqi.

Sanksionet janë vendosur pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska dhe përkrahjës që Rusia iu jep separatistëve pro rusë në Ukrainën lindore.

Ato do të hiqen nëse nuk ka përkrahje unanime për vazhdimin e tyre në Bruksel

Disa diplomatë të vendeve anëtare të BE-së, duke folur në kushte anonimiteti, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se udhëheqësit e shteteve mund të vendosin për shtyerjen e këtyre masave deri në dhjetor kur ata të takohen gjatë samitit të Burkselit më 19 mars.

XS
SM
MD
LG