Ndërlidhjet

Francë: Vidhen stoli në vlerë prej miliona eurove


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtar policor ka thënë se 15 persona të armatosur kanë sulmuar dy fugona që bartnin stoli të çmueshme në vlerë prej miliona eurove në një autoudhë të Francës, raporton Asscociated Press.

Sulmuesit kanë detyruar të dalin nga automjetet shoferët dhe më pas i kanë marrë fugonat duke i larguar nga aty.

Autoritetet janë duke i kërkuar sulmuesit në rajonin Yvonne të Burgundisë në pjesën juglindore të Parisit dhe pjesëve të tjera përreth.

Zyrtari policor thotë se askush nuk është lënduar gjatë sulmit që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa shoferët e dy fugonave janë lënë në vendin e ngjarjes pa i lënduar.

Zyrtari thotë se të dy fugonat janë gjetur të djegur në një mal afër vendit të sulmit, që ndodhi në autoudhën që e lidh Parisin me Lionin.

Zyrtari policor ka bërë këto deklarime në kushte anonimiteti pasi nuk ka qenë i autorizuar të flas publikisht.

XS
SM
MD
LG